​Zgjedhjet presidenciale në Slloveni: Logar e Musar shkojnë në raundin e dytë

Evropë

​Zgjedhjet presidenciale në Slloveni: Logar e Musar shkojnë në raundin e dytë

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:22
Kandidati i Partisë Demokratike Sllovene (SDS), Anzhe Logar

Kandidati i Partisë Demokratike Sllovene (SDS), Anzhe Logar, i cili siguroi një vend në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni në bazë të më shumë se 84 për qind të votave të numëruara, falënderoi votuesit për rezultatin.

Siç raporton gazeta “Delo”, në bazë të 84.44 për qind të votave të numëruara kryeson Logar me 34.06 për qind të votave, i ndjekur nga kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar me 26.87 për qind, ndërsa kandidat i Lëvizjes për Liri dhe Socialdemokratëve në pushtet Milan Brglez është i treti me 15.50 për qind.

Logar pret që diferenca në krahasim me kundërshtarin në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet pas tre javësh, të jetë edhe më e vogël, shkruan agjencia e lajmeve e Sllovenisë STA.

Deputeti demokrat nga radhët e SDS-së dhe ish-ministri i Jashtëm thotë se debati në raundin e dytë do të bazohet në çështje aktuale, në mënyrë që votuesit të vendosin se cili është kandidati më bindës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat