Zyrtari polak: Ukrainës mund t’i jepet akses në vendin ku goditi raketa

Evropë

Zyrtari polak: Ukrainës mund t’i jepet akses në vendin ku goditi raketa

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Ukraina ka të ngjarë të ketë akses në vendin në Poloninë juglindore ku një raketë vrau dy persona, ka thënë këshilltari i lartë i presidentit polak për politikën e jashtme, pasi Kievi kërkoi qasje në skenën e shpërthimit.

Presidenti polak Andrzej Duda tha të mërkurën se aksesi në vendin e shpërthimit do të kërkonte marrëveshjen e të dy vendeve që udhëheqin hetimin, Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Një ekip hetues polako-amerikan është në vend”, tha Jakub Kumoch për transmetuesin privat TVN 24.

“Ukrainasit kërkuan qasje në vendin e hetimit. Nëse të dyja palët bien dakord dhe me sa di unë nuk do të ketë kundërshtim nga pala amerikane, një akses i tillë mund të merret së shpejti”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat