Ndërron jetë në spital 40-vjeçari që terrorizoi qytetin gjerman, pasi vrau të ëmën mori peng disa persona në qendrën tregtare

Evropë

Ndërron jetë në spital 40-vjeçari që terrorizoi qytetin gjerman, pasi vrau të ëmën mori peng disa persona në qendrën tregtare

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:30
Foto

Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë.

Një burrë i armatosur, 40 vjeç, vrau fillimisht nënën e tij vjeçe në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit dhe qëlloi me pistoletë disa herë, më pas u fsheh në një farmaci në Altmarktgalerie.

Autori i ngjarjes, ndonëse qëlloi disa herë në drejtim të kabinës së transmetimit në “Radio Dresden”, fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej punonjësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat