Tetë të vdekur dhe 816 raste të reja me koronavirus në Serbi

Evropë

Tetë të vdekur dhe 816 raste të reja me koronavirus në Serbi

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 08:00
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, tetë persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në Serbi, pra numri i përgjithshëm i viktimave është 17.449.

Institutet mjekësore serbe kanë testuar 10,169 persona dhe 816 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në gjendje të rëndë janë 14 pacientë. Gjithsej 233 persona u shtruan në spital.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 2,440,825 raste të infektimit.

Shkalla e vdekshmërisë është 0.72 për qind, raporton nova.

Deri në orën 14:00 të datës 13 dhjetor 2022, në Serbi janë kryer 11.727.775 testime për personat që plotësojnë kriteret e përcaktimit të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat