OKB: Më shumë se 6800 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, mes tyre 429 fëmijë

Evropë

OKB: Më shumë se 6800 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, mes tyre 429 fëmijë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 07:23
Ukrainë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka bërë me dije një numër të viktimave civile në luftën e Rusisë kundër Ukrainës deri më tani, duke thënë se 6,884 njerëz dihet se kanë vdekur në Ukrainë. Nga këta 429 janë fëmijë, nga 24 shkurt 2022 deri në 26 dhjetor 2022.

Agjencia thotë se shifra aktuale ka të ngjarë të jetë dukshëm më e lartë, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar sulmet intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat