​Për momentin, Gjermania nuk po prezanton kufizime të reja për udhëtarët nga Kina

Evropë

​Për momentin, Gjermania nuk po prezanton kufizime të reja për udhëtarët nga Kina

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 13:01
Ilustrim

Gjermania aktualisht nuk sheh nevojë të vendosë kufizime të reja për udhëtarët që vijnë nga Kina, tha sot një zyrtar i qeverisë gjermane.

“Ne po monitorojmë me kujdes situatën në Kinë, por aktualisht nuk ka indikacione se një variant më i rrezikshëm i virusit po zhvillohet”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas këtyre rregullave, kushdo që arrin në Gjermani duhet të kalojë dy javë në karantinë.

Më herët, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës tha se vendi do të rrisë gradualisht numrin e lejeve për fluturimet çarter të pasagjerëve ndërkombëtarë nga linjat ajrore kineze dhe të huaja.

Deklarata shton se deri në sezonin e vjeshtës të vitit 2023, Kina do të rivendosë plotësisht procedurat dhe kushtet për fluturimin drejt shtetit përpara pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat