Raketa ukrainase bie në Bjellorusi, zbardhet lëvizja më e fundit e ekspertëve

Evropë

Raketa ukrainase bie në Bjellorusi, zbardhet lëvizja më e fundit e ekspertëve

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një raketë ukrainase e sistemit të mbrojtjes ajrore S-300 ra sot në territorin e Bjellorusisë.

Sputnik Belarus në kanalin e tij Telegram shkruan se ngjarja ka nodhur rreth orës 11:00 dhe se për këtë është njoftuar menjëherë kreu i shtetit.

“Sot, ndërmjet orës 10:00 dhe 11:00, një raketë ukrainase S-300 u regjistrua duke rënë nga territori i Ukrainës në atë të Bjellorusisë. Për ngjarjen është njoftuar menjëherë kreu i shtetit”, thuhet në njoftim.

Një grup ekspertësh nga Komiteti Hetimor i Ministrisë së Mbrojtjes së vendit, ka nisur hetimet, pas urdhrit të Lukashenkos për ngjarjen konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat