Dimri i ngrohtë ul çmimin e gazit në Evropë

Evropë

Dimri i ngrohtë ul çmimin e gazit në Evropë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Çmimet e gazit natyror në bllokun evropian kanë rënë. Kontrata standarde në Evropë, aktualisht është nën 77 euro për megavat orë, niveli më i ulët që nga shkurti periudhë para fillimit të luftës në Ukrainë. Moti jashtëzakonisht i ngrohtë gjatë dimrit në pjesën më të madhe të Evropës veriperëndimore ka reduktuar kërkesën për ngrohje me gaz dhe ka lejuar kontinentin të mbushë me 95 për qind depozitat e saj.

Në kulmin e tyre në gusht, çmimet evropiane të gazit arritën në 345 euro/MWh pasi Rusia përdori eksportet e saj të gazit natyror në pjesën tjetër të kontinentit, si një hakmarrje ndaj sanksioneve ndëshkuese të BE-së. Po ashtu rolë rëndësishëm luajtën edhe temperaturat e larta gjatë asaj periudhe, pasi u rrit kërkesa e konsumatorëve.

Çmimet e larta i rritën faturat e energjisë së familjarëve dhe nxitën një krizë të kostos së jetesës në pjesën më të madhe të kontinentit. Bashkimi Evropian javën e kaluar ra dakord për një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e gazit, i cili hyn në fuqi më 15 shkurt.

Mekanizmi i “korrigjimit të tregut” do të aktivizohet automatikisht nëse çmimi i i gazit në janar tejkalon 180 euro/MWh për tre ditë rresht dhe nëse ai devijon me 35 euro ose më shumë nga një çmim referencë për gazit natyror të lëngshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat