Ushtria ukrainase nis përgatitjet për një ofensivë të re në mars që do të tronditë Rusinë

Evropë

Ushtria ukrainase nis përgatitjet për një ofensivë të re në mars që do të tronditë Rusinë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Dy drone u rrëzuan dje nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore mbi det pranë aeroportit Belbek, afër Sevastopolit. Më pas shpërthimet vazhduan në Krime, e cila po bëhet një front i ri i nxehtë i luftës në Ukrainë. 

"Në mëngjes, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan dy avionë pa pilot mbi det në zonën e Belbek, pas kësaj përleshjeje të gjitha shërbimet po funksionojnë normalisht," tha guvernatori i qytetit Mikhail Razvozhae.

Gjatë natës u dëgjuan shpërthime edhe në Sevastopol. Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, raportoi në Telegram se mbrojtja ajrore u aktivizua në qytetin e Krimesë të paktën dy herë gjatë 24 orëve të fundi. Por këto sulme do të përshkallëzohen në muajt e ardhshëm sipas shërbimeve të inteligjencës Ukrainase të cilët bënë me dije se planifikojnë të nisin një ofensivë të madhe në mars.

Ndërsa në lidhje me ndërmjetësimin e Italisë për dialog Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zakharovë në kundërpërgjigje të fjalëve tëGiorgiaMelonit  e hedh poshtë një mundësi tëtillë. “Natyrisht ne nuk e shohim Italinë si ndërmjetës ose si garantues  i mundshëm i procesit të  paqes,” tha ajo.

Gjithashtu gjatë natës, ushtria ruse goditi në mënyrë të përsëritur lagjet e banuara të Nikopol , një qytet në Ukrainën lindore që përballet me Zaporizhzhia. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, raportoi se "rusët goditën qendrën e rrethit me artileri të rëndë”. Përveç shtëpive të banimit u dëmtuan gjithashtu edhe një tubacion gazi së bashku me një rrjet elektrik. 

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se kishte zmbrapsur sulmet e trupave ruse pranë 10 vendbanimeve në Donetsk dhe në Luhansk gjatë ditës së fundit.

Sulmi në Makiivka

Gjithashtu, Forcat e Armatosur ukrainase kanë shkatërruar totalisht një ndërtesë në  qytetin Makiivka në rajonin e Donetskut. Në ndërtesë e cili ishte vetëm 12.5 km larg vijës së frontitAvdiivka e cila është një nga zonat më të kontestuar të konfliktit  kishte dhe një depo armësh të cilat u shkatërruan totalisht. Nga shpërthimi 89  ushtarë  mbetën të vdekur, mes tyre ishte dhe zv/komandanti i regjimentit  nënkoloneli Bachurin. Ushtria ukrainase kishte thënë se rreth 400 ushtarë rusë ishin vrarë dhe 300 të tjerë ishin plagosur, përpara se të specifikohej numri i saktë. Në çdo rast, ajo që ndodhi në natën e Vitit të Ri do të përfaqësonte një nga humbjet më të mëdha për forcat e Moskës.

Ofensivë e re pranverore 

Gjatë një interviste për ABC shefi i inteligjencës së Kievit gjenerali Kirill Budanov njoftoi se forcat e armatosura të Ukrainës po përparojnë më hapa të shpejtë dhe po planifikojnë një "ofensivë serioze" në pranverë. Budanov shpjegoi se qëllimi është "çlirimi i të gjithë territorit" të Ukrainës nga prania ruse dhe"të mposhtet plotësisht Rusia". Luftimet do të jenë "më intensive në mars", parashikoi Budanov, duke specifikuar se beteja të ashpra priten gjithashtu "në Krime dhe në Donbass".

Moska po përgatitet për përshkallëzim ushtarak

Si kundërpërgjigje të përgatitjes të forcave ukrainase për nja ofensivë seriozë në pranverë dhe Rusia po përgatite për një përshkallëzim të luftës. Jo vetëm kaq ajo po mundohet në të njëjtën kohë të detyroje Ukrainën që të nënshkruaje një marrëveshje paqeje sipas modelit të saj. Ndërkohë, nga frika e përshkallëzimit të luftës ne muajin shkurt, presidenti i SHBA-së, Biden tha se po shqyrtohet dërgimi i automjeteve luftarake të tipit Bradley në mbështetje të Ukrainës.

Biden u pyet gjatë një takimi me gazetarët në një udhëtim në Kentaki nëse furnizimi i mjetit të blinduar luftarak në Ukrainë ishte në plan për të mbështetur Ukrainën dhe ai i është përgjigjur pozitivisht pa komente të mëtejshme. Bradley është një mjet luftarak i blinduar mesatar që mund të funksionojë si transport trupash. Është një mjet i gjurmuar, por është më i lehtë dhe më i shkathët se një tank. Ai mund të mbajë afërsisht 10 personel ose të konfigurohet për të mbajtur municione shtesë ose pajisje komunikimi. Pentagoni tashmë e ka furnizuar Ukrainën me më shumë se 2000 automjete luftarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat