Plasin shakatë në Serbi me djalin e Vuçiqit, e paprecedentë ajo që ndodhi

Evropë

Plasin shakatë në Serbi me djalin e Vuçiqit, e paprecedentë ajo që ndodhi

Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:39
Aleksandar Vuçiq me djalin e tij

E dërgoi të birin e tij për të marrë pjesë në Ditën e “Republika Srpska”-s në Bosnje-Hercegovinë, ditë kjo e shpallur jo-kushtetuese në nivelin shtetëror si prelud i spatrimit etnik dhe gjenocidit në BeH.

Por, një gjë të tillë ka zgjuar edhe shaka brenda Serbisë, ku shkencëtari politik serb Boban Stojanoviç tha se “pas institucionit jo formal të Zonjës së Parë tash duket se kemi edhe institucionit të Birit të Parë”.

Paraqitjen e të birit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në rresht me delegacionin serb në festimet e kësaj dite famëkeqe ai e quajti “të paprecedentë”.

“Është irrelevante nëse ishte pjesë e delegacionit ose jo. Ai u shfaq aty në rresht me ministra të qeverisë serbe si Darija Kisiç. Çfarë po bënte aty, si shkoi, kush e thirri?”, tha ai për televizionin “N1”.

Derisa tha se Danillo Vuçiq është në moshë të pjekur dhe Vuçiq s’mund ta ndalojë të merr pjesë, ai rikujton edhe pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror të futbollit teksa ai në tribunë shihej me kriminelë. “As aty s’ka mundur ta ndalonte”, tha ai me ironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat