Lavrov ‘shpërthen’ ndaj Perëndimit: Faji i SHBA dhe BE që nisëm luftën në Ukrainë!

Evropë

Lavrov ‘shpërthen’ ndaj Perëndimit: Faji i SHBA dhe BE që nisëm luftën në Ukrainë!

Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:52
Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus ka shpërthyer kundër mbështetjes që Perëndimi po i ofron Ukrainës, në një seri retorikash të ashpra gjatë një konference shtypi të gjatë 1 orë e gjysmë në Moskë.

Sergey Lavrov tha se vendi i tij u detyrua të pushtonte Ukrainën për shkak të asaj që e quajti “lufta hibride e Perëndimit ndaj Rusisë”.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë është pasojë e përgatitjeve disavjeçare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të nisur një luftë hibride kundër Federatës Ruse. Askush nuk e fsheh këtë. Vetëm së fundmi, presidenti kroat Milanoviç tha se kjo është luftë e NATO-s ndaj Rusisë. Është një deklaratë direkte dhe e sinqertë”, u shpreh ai.

Lavrov përjashtoi edhe bisedimet e paqes, duke thënë se Perëndimi po mban larg Kievin nga negociatat.

“Perëndimi vendos për llogari të Ukrainës. Ishin ata që nuk lejuan Zelensky-n të arrinte një marrëveshje me Rusinë në mars të vitit të kaluar, kur marrëveshja ishte gati. Ndaj, Perëndimi vendos për Ukrainën, pa Ukrainën”, theksoi kryediplomati rus.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin e ka kaluar ditën duke bërë homazhe dhe duke vendosur buqeta me lule në një nga memorialët e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat