Moti i keq shemb varrezat në Itali, qindra arkivole në sipërfaqe

Evropë

Moti i keq shemb varrezat në Itali, qindra arkivole në sipërfaqe

Më: 20 janar 2023 Në ora: 00:52
Pmje nga Italia

Për shkak të motit të keq, në qytetin Sant’Agata dei Gotti në Italinë e Poshtme, në rajonin më të gjerë të Napolit, një pjesë e varrezave lokale u shemb sot.

Shkaku kryesor i incidentit duket se është rritja e nivelit të ujit në një digë që ndodhet pranë varrezave. Rreth 20 arkivole dhe 80 urna përfunduan në një luginë.

Nëse moti do të jetë më i qëndrueshëm, do të nisë ripozicionimi i tyre në varreza.

“Ne respektojmë dhimbjen e familjarëve të të vdekurve, por kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim maksimal të mundshëm nga të gjithë, pa fajësuar padrejtësisht”, tha kryetari i bashkisë Sant’Agata dei Gotti, Salvatore Riccio.

Shumë nga familjarët e të vdekurve kanë kërkuar ndërhyrje gjyqësore për të konstatuar nëse ka përgjegjësi të pushtetit vendor, pasi banorët kishin vënë në dukje prej kohësh problemet në zonën e varrezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat