Tragjedia me 2600 të vdekur nga tërmeti, Erdogan shpall shtatë ditë zi kombëtare

Evropë

Tragjedia me 2600 të vdekur nga tërmeti, Erdogan shpall shtatë ditë zi kombëtare

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 19:22
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur shpalljen e 7 ditëve zi kombëtare për shkak të tragjedisë së ndodhur nga tërmeti që tronditi sot Turqinë dhe Sirinë.

“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë, shpallim 7 ditë, ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Ndryshe, në ndihmë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar FSK-në për ndihmë ndaj Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenca, ku thuhet se Osmani, në cilësinë e komandantes supreme dhe në pajtim me kompetencat kushtetuese ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke në tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve që ndodhen sot.

“Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Image
Letra e Erdoganit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat