Bullgarët vinin për të bërë pazar në Edirne, tani ndihmojnë viktimat

Evropë

Bullgarët vinin për të bërë pazar në Edirne, tani ndihmojnë viktimat

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Shumë bullgarë udhëtonin në qytetin kufitar Edirne në Turqi për të bërë pazaret e tyre, ndërsa tani vijnë për të sjellë ushqime dhe rroba për viktimat e tërmetit në Turqinë jugore.

Më parë këtë javë, qeveria rajonale në Edirne njoftoi për një fushatë për të mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit.

Të parët që u përgjigjën ishin popullata nga Bullgaria fqinje. Donacionet po mblidhen në sallën sportive Mimar Sinan në qytet, raporton uebfaqja Haberler.

Donacionet janë kryesisht batanije, veshje, ushqime dhe produkte sanitare. Ato mblidhen dhe shpërndahen nga Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të qarkut.

"Një fjalë e urtë vendase thotë se "fqinji ka nevojë për fqinjin, qoftë edhe për gjërat më të vogla". Ne jemi fqinjët më të afërm, kemi familjarë në të dy anët e kufirit. Për këtë, secilën fatkeqësi e përjetojmë si të ishte e jona. Me donacionin që kemi bërë, duam të tregojmë se dhimbja e viktimave është edhe dhimbja jonë, se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jam i sigurt se fqinjët tanë nga Turqia do të bënin të njëjtën gjë për ne në një situatë të tillë", tha Melahat nga qyteti bullgar jugor i Karxhalit. Ajo mbërriti në Edirne të premten me bashkëshortin dhe të birin 18-vjeçar.

Autoritetet e Edrenesë thonë se donacionet që kanë marrë deri tani nga Bullgaria falë një fushate të përbashkët të Ambasadës Turke në Sofje dhe Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, përfshijnë 14688 batanije, dy gjeneratorë të energjisë elektrike, 77 ngrohës, 119 ton ushqim dhe 51 ton veshmbathje.

Në llogarinë bankare të hapur nga Ambasada Turke në Sofje për mbledhjen e donacioneve, janë grumbulluar 440 mijë euro nga biznese, organizata të ndryshme dhe qytetarë në Bullgari. Këto mjete do të transferohen në Drejtorinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat