Kalon mbi 25 mijë numri i jetëve të humbura nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Evropë

Kalon mbi 25 mijë numri i jetëve të humbura nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:48
Foto nga tërmeti

Numri i vdekjeve si pasojë e tërmetit që dridhi Turqinë dhe Sirinë vazhdon të rritet.

Raportimet e fundit janë se deri tash zyrtarisht janë 25 mijë e 401 persona kanë humbur jetën, raporton BBC.

Sipas presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, numri i të vdekurve në Turqi është 21 mijë e 848, derisa 3 mijë e 553 të tjerët janë nga Siria.

Ky ishte tërmeti më i madh në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat