LIVE: Zelensky alarmon Perëndimin, zbulon shtetin që Rusia po planifikon ta sulmojë – kancelari gjerman jep ‘lajmin e keq’!

Evropë

LIVE: Zelensky alarmon Perëndimin, zbulon shtetin që Rusia po planifikon ta sulmojë – kancelari gjerman jep ‘lajmin e keq’!

Nga: Bota sot Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 08:55 Përditësuar në ora: 20:48 më 17.02.2023
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

Zelensky refuzoi publikisht një marrëveshje, ish-presidenti rus: Nuk ka arsye të nënshkruajmë me të

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev tha të premten se ai nuk sheh asnjë kuptim në nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje me Kievin, pasi ka shumë të ngjarë që lideri i ardhshëm i Ukrainës t’i anulojë ato.

Medvedev tërhoqi vëmendjen ndaj deklaratave të presidentit ukrainas Vladimir Zelensky se ai nuk ishte i prirur të zhvillonte ndonjë bisedë me presidentin rus Vladimir Putin.

“Nuk është lajm, por ka një nuancë që ai vendosi të mos e përmendë dje, megjithëse është mjaft i vetëdijshëm për këtë. Ai nuk duhet të zhvillojë asnjë bisedë. Ai supozohet të firmosë atë që i thuhet të nënshkruajë.

Edhe pse, sinqerisht, ky dokument nuk do të vlejë. Ju mund të mbani mend marrëveshjet e Minskut që u nënshkruan nga paraardhësi i tij”, shkroi Medvedev në kanalin e tij në Telegram.

Ish-agjenti i Inteligjencës britanike paralajmëron: Mbretëria e Bashkuar, një nga synimet kryesore të Rusisë

Mbretëria e Bashkuar është një nga “objektivat kryesore” të Rusisë sepse është një “mbështetëse shumë e fortë” e Ukrainës, ka thënë një ish-punonjës i Inteligjencës britanike për Sky News.

I pyetur nëse spiunazhi i Rusisë ishte bërë “më agresiv” që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Christopher Steele tha se ai dyshon se “ka shumë mundësi të jetë bërë”.

Megjithatë, ai shtoi se teknikat ka të ngjarë të kenë ndryshuar në një farë mase gjithashtu për shkak të “numrit të dëbimeve të oficerëve të identifikuar të inteligjencës nga kryeqytetet perëndimore”.

“Kur një vend është në luftë, siç është Rusia, pavarësisht nëse duan ta pranojnë apo jo, ata do të rrisin operacionet e tyre”, shtoi ai.

“Ata do të rrisin dëshirën e tyre për të marrë rreziqe dhe për të hedhur sasi të mëdha burimesh në objektivat kryesore, dhe, natyrisht, Britania është një nga ato që është një mbështetëse shumë e fortë e Ukrainës”.

Kancelari gjerman: Duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten se është "e mençur të përgatitemi për një luftë të gjatë" në Ukrainë, duke shtuar se aleatët e Kievit do të qëndrojnë së bashku për gjithë kohëzgjatjen.

“Unë mendoj se duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë dhe duhet t'i japim Putinit mesazhin se ne jemi gati të qëndrojmë gjatë gjithë kohës së bashku me Ukrainën dhe se ne do ta mbështesim vazhdimisht vendin” tha Scholz për CNN në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Vendimi vërtet i rëndësishëm që duhet të marrim të gjithë së bashku është se duhet të jemi të gatshëm ta bëjmë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe se do të bëjmë më të mirën tonë”, tha kancelari.

Ai tha gjithashtu se uniteti midis aleatëve ukrainas e ka surprizuar Putinin.

“Jam absolutisht i sigurt se Putini nuk e priste kurrë se do të kishte një Evropë të bashkuar dhe se do të kishte një botë të bashkuar. Ai kurrë nuk e kishte menduar se partneriteti transatlantik do të funksiononte aq mirë”, tha ai.

Konferenca për Sigurinë, Zelensky paralajmëron Perëndimin: Ukraina nuk është ndalesa e fundit e Putinit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se Ukraina nuk është ndalesa e fundit e pushtimit rus të Vladimir Putinit.

Për rrjedhojë Zelensky përsëriti kërkesën e tij, duke thënë se është shumë e rëndësishme që Perëndimi të mos vonojë dërgesat e armëve në Ukrainë për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse, shjruan Reuters.

Në fjalimin e tij nëpërmjet një videomesazhi në Konferencën e Sigurinsë që po mbahet so në Mynih, presidenti ukrainas tha se ndërsa Perëndimi po negocion furnizimet me tanke për Kievin, Kremlini po mendon mënyra për të “mbytur” ish-republikën sovjetike të Moldavisë, e cila shtrihet në perëndim të Ukrainës.

“Është e qartë se Ukraina nuk do të jetë ndalesa e tij e fundit. Ai do të vazhdojë lëvizjen e tij gjatë gjithë rrugës, duke përfshirë të gjitha shtetet e tjera që në një moment në kohë ishin pjesë e bllokut sovjetik,” tha Zelensky.

Ai i kërkoi Perëndimit që të bëjë më shpejt dërgesat e armëve.

Rreth 40 krerë shtetesh e qeverish si edhe politikanë dhe ekspertë të sigurisë nga pothuajse 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Europën dhe Kinën, marrin pjesë në takimin vjetor të nivelit të lartë, në Gjermani.

Për herë të parë pas dy dekadash, organizatorët e konferencës nuk ftuan zyrtarët rusë. Vendet perëndimore kanë kërkuar izolimin diplomatik të Rusisë pas agresionit të Ukrainës, shkurtin e kaluar.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë do të dominojë agjendën e diskutimeve. Zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se konflikti po i afrohet një faze kritike ndërsa në 24 shkurt shënohet 1 vit nga agresioni rus.

Nënpresidentja Kamala Harris pritet të marrë pjesë në punimet e Konferencës, së bashku me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Macron: Nuk do të ketë paqe në Ukrainë derisa Rusia të mposhtet

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se nuk mund të ketë paqe në Ukrainë derisa Rusia të mposhtet.

“Nuk ka ardhur ende ora e dialogut, sepse Rusia zgjodhi luftën. Rusia zgjodhi të synojë infrastrukturën civile dhe të kryejë krime lufte. Sulmi i Rusisë duhet të dështojë.”

“Uniteti dhe vendosmëria janë të rëndësishme për t’i siguruar Ukrainës mjetet për t’u kthyer në tryezën e negociatave dhe për të punuar për paqen afatgjatë në kushtet që kanë vendosur ukrainasit,” shtoi ai.

Macron foli për grupin mercenar Wagner, duke thënë se kur foli me Vladimir Putin një vit më parë, ai “pothuajse e besoi” se nuk kishte asnjë lidhje me grupin Wagner, por se tashmë është i qartë për aktivitetin e tyre në Ukrainë.

Macron tha se Rusia ishte e dënuar me “një disfatë në të ardhmen”, me agresionin e Rusisë që ka konsoliduar shtetësinë e Ukrainës si vend, ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n dhe i ka shtyrë vendet europiane të rrisin vetëmbrojtjen.

Zelenksy kërkon dërgim të shpejtë të armëve për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti thirrjet për dërgimin sa më të shpejtë në Kiev të armëve perëndimore, duke thënë se Rusia nuk duhet të lejohet që të blejë kohë për agresionin e saj, teksa forcat ukrainase janë përballur me sulme të shumta në të gjithë linjën e frontit.

“Ne duhet të përshpejtojmë. Ne na duhet shpejtësi – shpejtësi në marrëveshje, shpejtësi në dërgesa.... shpejtësi në vendime për të kufizuar potencialin rus”, tha Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zelensky tha se përderisa shtetet perëndimore po debatonin lidhur me dërgimin e tankeve në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, po mendonte për mënyrat se si ta “ngufasë” fqinjin e Ukrainës, Moldavinë.

“Është e dukshme që Ukraina nuk do të jetë ndalesa e tij e fundit. Ai do të vazhdojë lëvizjen e tij deri në fund... përfshirë edhe të gjitha shtetet e tjera që në një kohë ishin pjesë e bllokut sovjetik”,tha Zelensky.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha më herët gjatë javës se shteti ka informacion se Rusia po përgatiste një grushtshtet ndaj Qeverisë pro-perëndimore të Moldavisë, me ndihmën e sabotatorëve të huaj.

Në konferencë po marrin pjesë liderët e Francës dhe Gjermanisë, por edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë konferencës, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

“Ata që mund të dërgojnë tanke luftarake, duhet ta bëjnë tani”, tha Scholz, duke shtuar se po bëhet “fushatë intensive” që aleatët të dërgojnë tanke në Ukrainë, ashtu siç kishin premtuar muajin e kaluar.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që aleatët perëndimorë të rrisin ndihmën ushtarake në mënyrë që Ukraina të mund të nisë një kundërofensivë kundër Rusisë.

Një ditë më herët, zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase thanë se kanë zmbrapsur sulmet ruse në disa vendbanime, teksa Rusia ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës.

Më 16 shkurt, ushtria ruse ka kryer 41 sulme me raketa në Ukrainë dhe pesë prej tyre kanë goditur rajonin e Harkivit, tha ushtria ukrainase. Kievi tha se forcat ukrainase të mbrojtjes kanë arritur të pengojnë 16 sulme me raketa të Rusisë./REL

Kaos në Moskë, Putinit i del situata nga kontrolli, shpërthejnë konfliktet e brendshme brenda elitës ruse

Kaosi ka shpërthyer në Rusi, pas përhapjes në internet të dokumentit me udhëzime zyrtare ku thuhej se ishte e ndaluar për mediat që të përmendin grupin mercenar Wagner ose themeluesin e tij Yevgeny Prigozhin. Deklaratat e Prigozhin kanë qenë në krye të mediave muajt e fundit pasi ky i fundit themeloi një grup ushtarak privat që është aktiv ende në Ukrainë, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Forcat Wagner kanë udhëhequr sulmet në Ukrainën Lindore si pjesë e asaj që Moska e quan ‘operacion i saj special ushtarak’. Prigozhin ka kritikuar publikisht Ministrinë e Mbrojtjes ruse për taktikat e luftës ku ndër të tjera u vu në pah se Kremlini zyrtar po përpiqet të frenojë ndikimin e tij të tepruar politik. Pak ditë më parë kanali Gray Zone që është i lidhur me Wagner publikoi përmes mediave sociale një dokument udhëzues për mediat shtetërore ku theksohej se ato nuk duhet të përmendin emrin e individit të këtij të fundit apo dhe të vetë grupit. Dokument ky që mendohet të jetë më burim nga Kremlini zyrtar.

Në dokument theksohet gjithashtu në vend të emrit Prigozhin apo Wagner sugjerohet të përdorin fraza të përgjithshme kur përshkruajnë forcat e tij, ku disa media shtetërore e ndiqnin këtë rregull dhe para publikimit të kësaj shkrese zyrtare. Ish-këshilltari i Kremlinit Sergei Markov u shpreh për Reuters se atij i ishte kërkuar të mos promovonte liderin mercenar.

“Më thanë këtë: “Nuk të ndalojmë, por më mirë të mos e bësh”, tha Markov, duke mos deklaruar personat të cilët u shprehën në këtë mënyrë. Ndërsa javën e kaluar lideri i Wagner theksoi se atiji ishte hequr e drejta për të rekrutuar të dënuar nga burgu, të cilët janë çelësi i ndikimit të tij. Falë këtyre rekrutimeve forcat ushtarake të tij kanë korrur fitore të rëndësishme në Ukrainë.

Prigozhin u shpreh se sistemi i rekrutimit të burgjeve deri më tani  funksionoi me sukses por ai mendon se pas këtij ndalimi numri i forcave luftëtare të Wagner-it do të ulet në mënyrë të pashmangshme tani e tutje. Si rrjedhojë grupi i tij nuk do të jetë në gjendje të arrije qëllimet dhe fitoret që kishte planifikuar. Ndërsa Markov tha se ai besonte se Presidenti Putin e këshilloi Prigozhin në një takim të mbajtur në Shën Petersburg më 14 janar që të ndalonte kritikat publike ndaj udhëheqjes ushtarake. Që atëherë, Prigozhin ka zbutur kritikat dhe për momentin shmang sulmet personale, por ai ende ankohet për atë që ai e quan burokraci të tepruar ushtarake.

Si u bë Prigozhin njeriu më i fuqishëm i Moskës?

Forcimi i ndikimit të Yevgeny Prigozhin, një oligark rus, i besuar i Putinit dhe kreu i kompanisë famëkeqe ushtarake private Wagner, është një shenjë e erozionit të shtetit ligjor në Rusi. Ai tregon se shteti është i gatshëm ta tolerojë dhunën ekstreme dhe të papërgjegjshme, për sa kohë ajo u shërben interesave të tij. Pikërisht analistët mendojnë se për të ndaluar një gjë të tillë Kremlini do të marrë masa akoma më të rrepta në lidhje me grupin e tij. Në vitin 2014, ai bashkë-themeloi Grupin Wagner së bashku me ish-pjesëtarë të ushtrisë ruse, dhe që nga ajo kohë është bërë një lojtar kryesor në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Muajt e fundit ai ka marrë disa kompetenca që zakonisht rezervohen për zyrtarët e lartë të qeverisë apo vetë presidentin. E megjithatë ai nuk ka asnjë funksion zyrtar ligjor as në qeveri dhe as në ushtri. Vetë kompania Wagner është teknikisht e paligjshme, pasi kompanitë private ushtarake janë të jashtëligjshme në Rusi. Madje ajo është akuzuar si organizatë terroriste nga SHBA- ja. Kur Prigozhin nisi të rekrutonte ushtarë në burgjet ruse në fund të verës së vitit të kaluar, duke u ofruar atyre një falje në këmbim të shërbimit 6-mujor në Ukrainë, ligjvënësit rusë nuk ishin në gjendje ta shpjegonin se mbi çfarë baze ligjore po vepronte ai. Sipas ligjit rus, vetëm presidenti mund të falë kriminelët e dënuar, dhe lirimi i tyre para përfundimit të dënimit kërkon një proces ligjor që zgjat në kohë. Ai gjithmonë dëshironte të bënte një karrierë politike duke shfrytëzuar këtë luftë, duke u përpjekur të udhëheqë partinë e armikut dhe duke demonstruar besnikëri ndaj Putinit.

Putin po humbet rreth 2 mijë ushtarë për çdo 100 metër fushës betejë në Ukrainën lindore

Sipas të dhënave të inteligjencës së NATO-s, Rusia po humbet rreth 2 mijë ushtarë këto ditë për çdo 100 metra të fushës së betejës në Ukrainën lindore. Duke luftuar me teknikën e 'valëve njerëzore', komandantët e Putinit godasin pa mëshirë mijëra rusë kundër shkëmbinjve të mprehtë të mbrojtjes ukrainase çdo ditë, njësoj sikur të ishin vërtet valë uji dhe jo jetë njerëzish. Bazuar në moton e Stalinit "Ka rusë!" deri tani në Moskë ata kanë llogaritur se mishi i tyre vendas është më i lirë se gjithë fuqia e armëve dhe municioneve perëndimore. Megjithatë, ata harruan se të gjallët janë të vështirë dhe ngurrojnë të kalojnë tufat e shokëve të vdekur, shkruan Slobodna Dalmacija.

Llogaritjet e sakta të kostos së pushtimit rus të territorit në Ukrainën lindore u urdhëruan pasi ministrat e mbrojtjes të NATO-s premtuan se do të përpiqeshin të pajisnin në mënyrë adekuate Ukrainën kundër ofensivës së ardhshme ruse. Kjo vlen edhe për kërcënimet e mundshme ajrore, pas raportimeve se Kremlini po grumbullon avionë luftarakë, bombardues dhe helikopterë sulmues në kufijtë e tij perëndimorë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi se NATO është "e fokusuar me lazer" në sigurimin e pajisjeve që do të ishin vendimtare në fushën e betejës dhe do t'i jepnin Kievit aftësinë për të zmbrapsur sulmet ruse në tre muajt e ardhshëm.

Dorëzimi i armëve

"Ju e keni parë se ne kemi filluar të dorëzojmë tanke Bradley, Marders, Leopard dhe një numër armësh të tjera që mendoj se do të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm," tha Austin në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Ai shtoi se Rusia vazhdon të dërgojë një numër të madh të njerëzve shtesë të mobilizuar për të luftuar, por shumica e tyre janë të trajnuar dobët dhe madje edhe më keq të pajisur, prandaj janë të demoralizuar dhe kanë shumë viktima. Zyrtarët amerikanë u kanë thënë kolegëve se "po bëjnë një garë kundër kohës" për të furnizuar Ukrainën me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, të cilat ata besojnë se do t'i duheshin më shumë përpara një sulmi të madh ajror rus. Përkatësisht, janë regjistruar shumë aksione në kufirin rus dhe shumë përgatitje të bombarduesve, avionëve luftarakë dhe helikopterëve rusë.

“Forcat tokësore ruse në terren janë mjaft të holluara, të çorganizuara dhe të demotivuara, gjë që është një tjetër tregues i sigurt se Kremlini do të përpiqet të kalojë në luftime dominuese nga ajri në raundin tjetër të luftës”, tha një zyrtar anonim amerikan.

Gara e logjistikës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu Aleancën për një "garë të vërtetë në logjistikë" në lidhje me dërgimin e municioneve dhe sistemeve raketore në Ukrainë në javët e ardhshme. Arsenaleve po u mbarojnë municionet, duke përfshirë predha topash, të cilat Ukraina i gjuan me një shpejtësi prej mbi 5000 në ditë. Stoltenberg tha gjithashtu se Aleanca po forcon "forcat e parandalimit dhe mbrojtjes" duke vendosur rreth 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën e Evropës Lindore të Aleancës.

Kështu, numri i të gjitha grupeve të betejës do të dyfishohet nga katër në tetë, me të konsiderueshme ajrore dhe detare. Në luftën e Ukrainës deri më tani, Putini është dukur më së shumti hezitues dhe jashtëzakonisht i kujdesshëm në përdorimin e avionëve dhe helikopterëve të tij, duke preferuar të përdorë raketa lundrimi dhe balistike, si dhe drone, në mënyrë që të mbajë në rezervë avionët e tij të shtrenjtë. 

Një vendim i tillë nuk është aspak i çuditshëm: avioni luftarak rus Sukhoi-35 kushton rreth 40 milionë euro. Në një moment, taktika ajrore e Putinit 'pa avion' dukej se kishte sukses, pasi më shumë se gjysma e raketave të dërguara ruse dhe dronëve të prodhuar nga Irani në mënyrë efektive shpuan mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe shkatërruan infrastrukturën kritike të vendit. Putinit nuk i mbetet gjë tjetër veçse në raundin e ri të luftës të përpiqet të përfitojë nga avantazhi i madh në numrin dhe teknologjinë e avionëve të tij luftarakë, ndërkohë që ai ende e ka në këtë masë.

 Nëse parashikimet e liderëve të NATO-s realizohen, ofensiva e pranverës ruse në Ukrainë do të jetë kryesisht një luftë ajrore, diçka e ngjashme me Betejën e Midway.

Çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë? Putin bën ndryshime të papritura në drejtimin e ushtrisë

Gjeneral-lejtnant Andrey Mordvichev është bërë komandant i Qarkut Qendror Ushtarak të vendit, sipas gazetës RBC.

Ai zëvendëson gjeneral-kolonelin Alexander Lapin, i cili muajin e kaluar u promovua në shef të shtabit të forcave tokësore të Rusisë.

Vitin e kaluar, gjeneral-lejtnant Mordvichev udhëhoqi trupat ruse për të pushtuar qytetin port jugor të Mariupolit.

Beteja disamujore arriti kulmin me një rrethim në fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit, e cila përfundimisht u kap nga forcat ruse.

Moska ka bërë ndryshime gjithëpërfshirëse në udhëheqjen e saj ushtarake gjatë luftës, pasi pësoi humbje të shumta të dhimbshme.

Tetorin e kaluar, Rusia emëroi gjeneralin e Forcave Ajrore Sergei Surovikin si komandantin e përgjithshëm të forcave të saj në Ukrainë, menjëherë pas shkarkimit të raportuar të komandantëve të distrikteve ushtarake Lindore dhe Perëndimore.

Por vetëm tre muaj më vonë, ai u hoq dhe u zëvendësua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

Afrika e Jugut u kritikua për planet për të nisur stërvitjen e përbashkët detare me Rusinë

Sot Afrika e Jugut pritet të nisë një stërvitje të përbashkët detare me Rusinë dhe Kinën - një veprim që po e quan rutinë.

Megjithatë, vendimi ka nxitur kritika të brendshme në një vend që ka thënë se mban një qëndrim neutral ndaj luftës.

Stërvitja 10-ditore vjen një javë para përvjetorit të pushtimit dhe disa besojnë se është një strategji e rrezikshme.

"Këto ushtrime do të jenë një shufër rrufeje," tha Steven Gruzd, i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut.

Gjashtë diplomatë me bazë në Afrikën e Jugut - të gjithë nga vendet e NATO-s ose BE-së - thanë privatisht se e dënojnë stërvitjen.

“Nuk është e drejtë dhe ne u thamë që nuk e miratojmë”, tha njëri.

Afrika e Jugut ka vënë në dukje një stërvitje të ngjashme që ka zhvilluar me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë një me Francën në nëntor.

"Afrika e Jugut, si çdo shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë të mbajë marrëdhëniet e saj të jashtme në përputhje me interesat e saj kombëtare," tha ministria e mbrojtjes e Afrikës së Jugut muajin e kaluar.

Sqarim i Sky news: Kongresi Kombëtar Afrikan qeverisës i Afrikës së Jugut ka lidhje të gjata me Moskën, e cila mbështeti luftën e saj kundër një regjimi racist të aparteidit që shumë shtete perëndimore e konsideronin aleat të Luftës së Ftohtë.

"Qëndrimi i Rusisë dhe në një shkallë më të vogël të Kinës si një aleat antikolonial ende rezonon në pjesën më të madhe të Afrikës, edhe nëse të tjerët mund ta shohin atë tani si histori të lashtë," tha Cobus van Staden i Projektit Kina-Global Jugor.

Tani që Rusia dhe Kina po kërkojnë të ndërtojnë koalicione të reja ndërkombëtare, duket se kjo histori po konsiderohet nga disa vende afrikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat