Bukuresht: Arrestohet financuesi kyç i Hezbollahut

Evropë

Bukuresht: Arrestohet financuesi kyç i Hezbollahut

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:55
Zyrtarë policorë në Bukuresht.

Mohammad Ibrahim Bazzi, shtetas libanez dhe belg, i cili konsiderohet financuesi kyç i grupit militant të përkrahur nga Irani, Hezbollah, është arrestuar të premten në Bukuresht, kanë thënë autoritetet federale të Rumanisë.

Bazzi, 58-vjeçar, është shpallur “terrorist global” nga Shtetet e Bashkuara më 2018, kur janë ofruar 10 milionë dollarë në këmbim të informacionit për vendndodhjen e tij.

Sipas autoriteteve, ai i ka siguruar Hezbollahut miliona dollarë ndër vite.

Prokurori amerikan, Breon Peace në Bruklin, ka thënë se ekstradimi i Bazzit dhe shtetasit libanez Talal Chahine, 78-vjeçar, është kërkuar në bazë të akuzave që rëndojnë mbi të.

“Mohammad Bazzi ka menduar se mund të bartë qindra mijëra dollarë nga Shtetet e Bashkuara për në Liban, pa u vënë re nga autoritetet për zbatim të ligjit”, ka thënë Peace në deklaratë.

“Arrestimi i Bazzit vërteton që ai e ka pasur gabim”.

Në akuzat kundër Bazzit dhe /RELChahine përfshihet komploti për të shtyrë individë amerikanë që të kryejnë transaksione të paligjshme me një terrorist global dhe komplot për pastrim parash.

Ende është e paqartë se kush do t'i përfaqësojë të dy burrat kur të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat