Putin ‘shpërthen’ me akuza të forta ndaj NATO-s

Evropë

Putin ‘shpërthen’ me akuza të forta ndaj NATO-s

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:22
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë parasysh kapacitetet bërthamore të NATO-s, pasi aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA po kërkon humbjen e Kremlinit sipas tij.

“Në kushtet e sotme, kur të gjitha vendet udhëheqëse të NATO-s kanë deklaruar qëllimin e tyre kryesor si shkaktimin e një humbjeje ndaj nesh, në mënyrë që njerëzit tanë të vuajnë, si mund të shpërfillim kapacitetet e tyre bërthamore në këto kushte”, deklaroi Putin.

Deklaratat ai i dha për televizionin shtetëror Rossiya 1.

Putin pretendoi se “Perëndimi dëshiron të likuidojë Rusinë”, pasi sipas tij qëllimi i tyre është “shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik dhe pjesës së tij themelore, federatës ruse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat