Varka u përplas me shkëmbinjtë dhe u fundos, detaje nga tragjedia në brigjet italiane! Mes viktimave edhe një foshnje

Evropë

Varka u përplas me shkëmbinjtë dhe u fundos, detaje nga tragjedia në brigjet italiane! Mes viktimave edhe një foshnje

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Më shumë se 40 emigrantë, përfshirë një foshnjë, kanë vdekur pasi varka ku udhëtonin u përmbyt në jug të Italisë. Dhjetëra të tjerë i kanë mbijetuar tragjedisë.

Varka raportohet se u copëtua ndërsa përpiqej të zbarkonte emigrantët në bord pranë qytetit bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë.

Shumë trupa janë nxjerrë nga plazhi në një vendpushim pranë detit.

“Për momentin, 80 persona janë nxjerrë shpëtuar, përfshirë disa që arritën të dilnin në breg pas fundosjes së varkës”, tha roja bregdetare në një deklaratë.

“Dyzet e tre trupa janë gjetur përgjatë vijës bregdetare,” shtoi ai.

Emigrantët raportohen se janë nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

Varka u përmbyt pasi u përplas me shkëmbinj për shkak të motit të keq, tha agjencia e lajmeve Adnkronos.

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion të madh kërkim-shpëtimi në tokë dhe në det.

Në pamje shihen copa druri të varkës së shkatërruar përgjatë plazhit. Të mbijetuarit janë mbështjellë me batanije ndërsa Kryqi i Kuq kujdeset për ta. Disa prej tyre janë dërguar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat