Projekti i parë i centralit diellor lundrues i Bullgarisë prezantohet në Sofje

Evropë

Projekti i parë i centralit diellor lundrues i Bullgarisë prezantohet në Sofje

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një projekt i madh për ndërtimin e termocentralit të parë lundrues të energjisë diellore në Bullgari u prezantua të martën në Sofje.

"Ndërtimi i uzinës në zonën ujore të Digës Ogosta (Bullgaria Verilindore) pritet të fillojë pas rreth dy vitesh dhe të zgjasë një vjet e gjysmë ose dy vjet, që do të thotë se objekti do të vihet në punë brenda katër viteve, tha për BTA, drejtori menaxhues i “Profine Energy Bulgaria”, Krum Vasilev.

Sipas tij, kapaciteti energjetik i parkut diellor fillimisht ishte planifikuar në 500 deri në 800 MW dhe prodhimi i përafërt në 1350 MWh.

"Investimi varet nga madhësia e parkut: do të jetë 800 milionë euro për 800 MW dhe 500 milionë euro për 500 MW (1 milionë euro për 1 MWh”, tha ai.

Objekti mund të zë rreth 850 ha nga 2000 ha sipërfaqe totale të rezervuarit.

Vasilev u shpreh se peshqit në digë nuk do të preken. Ai ia atribuon mungesës së informacionit protestat kundër projektit mes banorëve vendas.

“Ne duam të flasim me ta dhe të shpjegojmë se çfarë po planifikojmë”, tha ai.

Grupi “Profine Energy GmbH”, i cili është i vendosur në Waghausel, Gjermani, ka ndërtuar parqe të ngjashme lundruese në Gjermani, Austri, Holandë dhe Spanjë, tha CEO i filialit bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat