Arrestohet kryetari i qytetit të Budvës

Evropë

Arrestohet kryetari i qytetit të Budvës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:03
Milo Bozhoviq

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për kryetarin e Komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, raportojnë mediat e Podgoricës.

Paraburgim deri në 30 ditë ishte propozuar edhe nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT), raporton rtcg.

Siç ka thënë më parë zëdhënësi dhe prokurori i SDT-së, Vukas Radonjiq, Bozhoviq akuzohet për veprën penale të krijimit të një organizate kriminale dhe tri veprave të tjera penale: prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Bozhoviq është arrestuar në shtëpi ndërsa tashmë i është kontrolluar edhe zyra në Komunën e Budvës.

Aksionet janë kryer me urdhër të SDT-së në disa komuna dhe sipas informacioneve jozyrtare të mediumit publik, njëri prej rasteve ka të bëjë me kontrabandën e një sasie të madhe droge.

Bozhoviq si anëtar i koalicionit për “Ardhmërinë e Malit të Zi” dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Budvës më 30 dhjetor të vitit 2022, por sërish u rizgjodh më 9 janar të këtij viti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat