Një burrë vetëdigjet para ambasadës amerikane në Kopenhagë

Evropë

Një burrë vetëdigjet para ambasadës amerikane në Kopenhagë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar i vuri flakën sot (e premte) vetes përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Ai u dërgua më pas në spital dhe nuk është akuzuar për ndonjë krim, njoftoi policia e Kopenhagës, raporton reuters.

“Burri është në trajtim në Rigshospitalet. Ai nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale”, deklaroi policia në Twitter.

Ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës, së bashku me policinë, u përgjigjën të premten pasi morën një njoftim se një person i kishte vënë flakën vetes përpara ambasadës amerikane.

Burri ishte i vetëdijshëm kur arritën shërbimet e urgjencës, por ishte ende në flakë. Zjarri u shua me shpejtësi përpara se ai të dërgohej në spital për trajtime shëndetësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama

Policia mori njoftimin rreth incidentit nga Ambasada. Motivet e burrit për aktin mbeten të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat