Zjarr në Çeki, raportohet për 8 të vdekur

Evropë

Zjarr në Çeki, raportohet për 8 të vdekur

Më: 4 maj 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Tetë persona humbën jetën pas shpërthimi të një zjarri gjatë natës në Brno, qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke. Zjarri shpërtheu rreth dy orë pas mesnate në Brno, që ndodhet 200 kilometra (125 milje) në juglindje të Pragës.

Televizioni publik çek tha se ata që vdiqën ishin të pastrehë.

“Zjarri u përhap në strehimore,”  tha për AP zëdhënësi i policisë së Brno, Pavel Schwab.

Siç shtoi ai, identifikimi i viktimave vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat