Shoferi harroi frenat e dorës, autobusi përplas tre nxënëse në Greqi

Evropë

Shoferi harroi frenat e dorës, autobusi përplas tre nxënëse në Greqi

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Tre nxënëse janë përplasur nga një autobus mesditën e sotme në në ishullin Egjinë në Greqi.

Sipas Protothema.gr, dy autobusë ishin parkuar në manastirin e Agios Nektarios, ku njëri prej autobusëve ka rrëshqitur për shkak  se shoferi kishte harruar të fiksonte frenat e dorës.

Si pasojë autobusi ka përplasur tre nxënëse 14-vjeçare të cilat janë dërguar në spital .

Nënkryetari i Komunës së Mbrojtjes Civile dhe Shëndetit Publik të Aeginës, Sokratis Doukas,  tha se të tre të lënduarit janë transferuar në Qendrën Shëndetësore të rajonit.

Të treja vajzat aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat