I riu në Bosnje-Hercegovinë: Prej kohësh po përgatiti një masakër të paparë në shkollën Ekonomike, betohem në jetë!

Evropë

I riu në Bosnje-Hercegovinë: Prej kohësh po përgatiti një masakër të paparë në shkollën Ekonomike, betohem në jetë!

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:57
I riu nga Bihaqi i Bosnje-Hercegovinës, Ajdin Zuliq

I riu nga Bihaqi i Bosnje-Hercegovinës, Ajdin Zuliq, kërcënon se do të kryejë gjakderdhje të ngjashme siç ndodhi në Serbi dhe do të vrasë nxënës dhe punonjës në Shkollën Ekonomike.

Një rast i tmerrshëm tronditi rajonin dje kur trembëdhjetëvjeçari, Kosta Keçmanoviq, vrau tetë nxënës dhe një roje të një shkolle në Vraçar të Beogradit.

Ky akt barbar u dënua anekënd botës duke përfshirë edhe prej zyrtarëve shtetëror të Kosovës, shkruan avaz.

Mirëpo, nuk kanë munguar as mesazhet në rrjetet sociale ku vlerësojnë me nota të larta aktin monstruoz të adoleshentit.

“Ai djali që vrau tetë fëmijë është mbret për mua! Një gjë të tillë e kam përgatitur që një kohë të gjatë për shkollën ekonomike në Bihaq. Do të ketë një masakër e paharrueshme në Bihaq, ju betohem me jetën time! Të gjithë më keni gjykuar dhe shmangur, për këtë do të ketë terror”, ka shkruar Zuliq.

Ndryshe, policia raportohet se ka informacion për këtë rast dhe ka nisur hetime të hollësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat