“Nuk mund t’i shihja dot duke vuajtur”, infermieri holandez pranon se ka vrarë 20 pacientë me koronavirus

Evropë

“Nuk mund t’i shihja dot duke vuajtur”, infermieri holandez pranon se ka vrarë 20 pacientë me koronavirus

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Një infermier në Holandë ka pranuar se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus, pasi nuk mund t’i shihte dot duke vuajtur.

30-vjeçari i quajtur, Theodoor, pohoi para  departamentit të prokurorisë publike, se ishte i shqetësuar për vuajtjet e pacientëve të tij ndërsa punonte si infermier pulmonar në Spitalin Wilhelmina në Assen.

Ai u arrestua tre javë më parë dhe do të qëndrojë në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera.

Deklaratat e tiju morën seriozisht nga organizata e kujdesit shëndetësor, saqë ata vendosën, pas diskutimeve të gjera kolegjiale dhe marrjes së këshillave ligjore të brendshme dhe të jashtme, të thyejnë detyrimin e konfidencialitetit dhe ta raportojnë atë në WZA, zgjedhjet e kujdesit shëndetësor në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat