Po planifikonin një sulm terrorist, 7 të arrestuar në Belgjikë

Evropë

Po planifikonin një sulm terrorist, 7 të arrestuar në Belgjikë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

7 persona janë arrestuar në Belgjikë pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist.

Të dyshuarit nuk kishin ende një objektiv të caktuar për sulmin e tyre, por në mënyrë aktive po kërkonin armë.

Shumica e të arrestuarve janë çeçenë. Tre prej tyre kanë edhe shtetësi belge.

Të shtatë i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të grupit terrorist Shteti Islamik, tha zyra e prokurorisë federale.

Akuzat e mundshme që rëndojnë mbi ta janë vrasje në tentativë terroriste, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje të një sulmi terrorist.

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, wevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat