Serbia do “çarmatoset”! Qeveria merr vendimin urgjent pas vrasjeve masive në Beograd

Evropë

Serbia do “çarmatoset”! Qeveria merr vendimin urgjent pas vrasjeve masive në Beograd

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:57
Aleksander Vuçiq

Qeveria serbe i ka hapur dritën jeshile masave që i diktojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme “të përgatisë urgjentisht amendamente për Ligjin për armët dhe municionet”.

Amendamentet, siç sqarohet në njoftimin e qeverisë, do të ashpërsojnë kriteret për zotërimin e armëve të lehta të zjarrit.“Këto masa po miratohen për të reduktuar numrin e armëve të tilla që janë në zotërim të personave juridikë dhe fizikë”, theksohet në njoftim.

Amendamentet mundësojnë po kështu edhe kontrollet e detyrueshme të qytetarëve që kanë të drejtë të mbajnë armë, përfshirë ato të gjuetisë. Verifikimet do të përfshijnë kontrollet mjekësore, psikiatrike dhe psikologjike, por edhe teste të detyrueshme për substanca psikoaktive.

Ato do të kryhen çdo gjashtë muaj apo një vit. Ministria e Brendshme do të ftojë po kështu publikisht qytetarët që mbajnë në mënyrë të paligjshme armë zjarri dhe pajisje shpërthyese që t’i dorëzojnë ato brenda një muaji, pa u përballur me ndonjë pasojë.

Masat e miratuara nga ezekutivi serb u prezantuan paraprakisht nga presidenti Aleksander Vuçiç pas dy ngjarjeve që tronditen thellësisht vendin: Sulmi i armatosur i një 13 vjeçari në një shkolle të Beogradit që i kushtoi jetën 8 të miturve dhe një roje sigurie, dhe të shtënat masive vetëm dy ditë më vonë në një fshat pranë kryeqytetit ku një 20 vjeçar vrau 8 persona në rrugë.

Për babain e 13 vjeçarit, i cili kishte përdorur armën e tij për të kryer masakrën, është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat