Arrestohet 31-vjeçari, përdh*noi në një zonë të braktisur adoleshenten (EMRI)

Evropë

Arrestohet 31-vjeçari, përdh*noi në një zonë të braktisur adoleshenten (EMRI)

Më: 7 maj 2023 Në ora: 17:31
Dragos Daniel Marcu

Arrestohet 31-vjeçari i cili pak ditë më parë rrëmbeu dhe përdhunoi një vajzë 16-vjeçare në Latina të Italisë.

Dragos Daniel Marcu, një i pastrehë rumun me precedent të ndryshëm, pak ditë më parë kreu krimin ndaj 16-vjeçares në një zonë të braktisur.

Pasi sulmoi të dashurin e saj 18-vjeçar dhe e la pa ndjenja, ai rrëmbeu vajzën dhe abuzoi seksualisht me të.

16-vjeçarja është gjetur ditën e nesërme në mëngjes, duke u endur në një rrugë fshati të pistë me baltë, pas kësaj, ajo është dërguar në spitalin Santa Maria Goretti, ndërkohë ka qenë në kërkim të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat