Do t'i ngritet statujë Millosheviqit në "sheshin evropian" të Moskës, sipas Jutarnji List

Evropë

Do t'i ngritet statujë Millosheviqit në "sheshin evropian" të Moskës, sipas Jutarnji List

Më: 15 maj 2023 Në ora: 14:30
Sllobodan Millosheviq

Muajin tjetër, në mes të qershorit, në qendër të Moskës te “sheshi evropian”, do të ngritet një monument/statujë e Kasapit të Ballkanit, ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq. Kështu njoftoi gazeta më e madhe kroate, "Jutarnji List".

Një profesor rus i Shkollës së Lartë të Ekonomisë në Universitetin e Moskës, ka njoftuar për këtë në një intervistë në tabloidin rus “Moskovski Komsomolac”. Siç shkruan gazeta kroate, iniciatori i vendosjes së statujës së Millosheviqit është një propagator i madh i Putinit, lideri i motoristëve famëkeq “Ujqërve të Natës”, Aleksandar Zaldostanov, i njohur edhe si Kirurgu.

Skulptura, e derdhur në bronz në Serbi, është dy metra e lartë (portalet serbe flasin për një monument prej tre metrash) dhe është vepër e skulptorit akademik nga Beogradi Dragan Radenoviq.

“Statuja përfaqëson Millosheviçin duke mbajtur një maskë në dorë që nga njëra anë i ngjan një personazhi nga piktura e famshme e piktorit norvegjez Edvard Munch – The Scream, por në fakt edhe më shumë si një maskë nga filmi horror për të rinjtë ‘The Scream" Ai tha për portalin ultra-nacionalist rus Cargrad se serbëve duhet t'u vijë turp që monumenti nuk do të ngrihet në Serbi. Monumenti ka përfunduar dhe tashmë është dorëzuar në Moskë, i shoqëruar nga Ujqërit e Natës”, shkruan gazeta kroate.

“Në një intervistë për ‘MK’, Bashirov thekson se arsyeja e ngritjes së monumentit në Moskë është, para së gjithash, sepse ‘Milosheviqi është viktima e parë e NATO-s kriminale’, duke iu referuar ndërhyrjes në vitin 1999 në Kosovës, por ai e bën këtë pa përmendur se kjo është për shkak të luftës dhe krimeve të bëra nga regjimi i tij në Kosovë, kur ai për pak muaj dëboi më shumë se 800 mijë shqiptarë nga Kosova, dhe nuk është e pavend të kujtojmë se presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq ka qenë edhe në Qeveri si ministër i Informacionit”, shkruan gazeta kroate.

Millosheviq kishte vdekur në mars të 2006 në Hagës gjersa po gjykohej për krime lufte. Kishte saktësisht 66 akuza:

Akuzat për të cilat Millosheviqi u padit ishin: gjenocid; bashkëpunimi në gjenocid; deportim; vrasje; persekutimet mbi baza politike, racore ose fetare; akte çnjerëzore/transferim me forcë; shfarosje; burgim; tortura; vrasja me dashje; mbyllje e paligjshme; duke shkaktuar me dashje vuajtje të mëdha; dëbimi ose transferimi i paligjshëm; shkatërrimi dhe përvetësimi i gjerë i pronës, i pajustifikuar nga nevoja ushtarake dhe i kryer në mënyrë të paligjshme dhe të paarsyeshme; trajtim mizor; plaçkitja e pronës publike ose private; sulmet ndaj civilëve; shkatërrimi ose dëmtimi i qëllimshëm i monumenteve historike dhe institucioneve kushtuar arsimit ose fesë; sulme të paligjshme ndaj objekteve civile.

Prokuroria deklaroi në rastin e tyre kundër Millosheviçit se ai ishte pjesë e një sipërmarrjeje kriminale dhe i përfshirë në orkestrimin e një fushate dhune dhe terrori për të detyruar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë shqiptare të Kosovës të largohej dhe të ruante kontrollin serb mbi Kosovën. Gjashtëqind kosovarë u identifikuan në aktakuzë si të vrarë në gjashtëmbëdhjetë incidente individuale gjatë dëbimit masiv.

Akuza kishte edhe Persekutimet (krim kundër njerëzimit). Aktakuza i referohej Millosheviqit duke përdorur deportim dhe transferim masiv të popullsisë, dhunimet seksuale, vrasje, së bashku me dëmtimin ose shkatërrimin e objekteve fetare të shqiptarëve të Kosovës "për të ekzekutuar një fushatë persekutimi kundër shqiptarit të Kosovës bazuar në baza politike, racore ose fetare". Dhe këto vetëm disa prej krimeve që i ngarkoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat