Rusia e kërcënon Ukrainën me një përgjigje “jashtëzakonisht të ashpër” ndaj inkursioneve

Evropë

Rusia e kërcënon Ukrainën me një përgjigje “jashtëzakonisht të ashpër” ndaj inkursioneve

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:10
Sergei Shoigu

Rusia e ka kërcënuar Kievin me një përgjigje “jashtëzakonisht të ashpër” ndaj të gjitha inkursioneve të ardhshme pasi Moska vendosi avionë dhe artileri këtë javë për të luftuar një grup të armatosur që kaloi kufirin nga Ukraina.

“Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi menjëherë dhe jashtëzakonisht ashpër veprimeve të tilla nga militantët ukrainas”, u tha zyrtarëve ushtarakë ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Komentet ai i tha pas dy ditësh luftime në rajonin jugor Belgorod, shkruan Aljazeera.

Ukraina ka mohuar se ishte e përfshirë në operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat