Skandali në Parlamentin Evropian, merret vendimi i papritur për ish-eurodeputeten Eva Kaili

Evropë

Skandali në Parlamentin Evropian, merret vendimi i papritur për ish-eurodeputeten Eva Kaili

Më: 25 maj 2023 Në ora: 17:32
Ish-eurodeputetja greke, Eva Kaili

Ish-eurodeputetja greke, Eva Kaili, e akuzuar për skandalin “Qatargate” është liruar nga regjimi i përgjimit elektronik dhe tashmë është e lirë me kushte kufizuese.

Lajmi është bërë me dije nga mediat e huaja, sipas te cilave kjo do të thotë se eurodeputetes nuk i kërkohet më të mbajë byzylyk, kusht ky që u vendos me lirimin e saj nga burgu më 14 prill 2023.

Kaili u arrestua për herë të parë më 9 dhjetor, e akuzuar për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun Haren, i cili ndodhet në periferi të Brukselit.

Arrestimi i saj nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma “të mëdha” parash dhe dhurata “të rëndësishme”, që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në politikëbërjen evropiane. Të dy vendet mohojnë çdo akuzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat