Kundërkandidati i Erdoganit: Mbani të sigurta kutitë e votimit, këto zgjedhje janë shumë të vështira

Evropë

Kundërkandidati i Erdoganit: Mbani të sigurta kutitë e votimit, këto zgjedhje janë shumë të vështira

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:51
Kemal Kilicdaroglu

Kandidati i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, ka votuar në Ankara sot bashkë me gruan e tij, derisa votuesit iu drejtuan kutive të votimit për herën e dytë këtë muaj.

Ish-burokrati 74-vjeçar e ka përshkruar balotazhin si një referendum për të ardhmen e vendit.

“Mbani të sigurta kutitë e votimit, sepse këto zgjedhje janë shumë të vështira”.

“Faleminderit të gjithë atyre që dolën për të votuar, faleminderit të gjithë popullit tim. Unë po i dërgoj urimet e mia më të mira nga zemra”, ka thënë Kilicdaroglu.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka qenë në krye të Turqisë për 20 vjet, është i favorizuar për të fituar një mandat të ri pesë-vjeçar në balotazh, pasi nuk arriti një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj.

Kilicdaroglu, i cili ka udhëhequr Partinë Republikane Popullore, ose CHP, që nga viti 2010, bëri fushatë me një premtim për të rikthyer prapambetjen demokratike të Erdoganit dhe për të rivendosur ekonominë duke iu rikthyer politikave më konvencionale.

Zgjedhjet e 14 majit ishin të parat që Erdogan nuk fitoi plotësisht, shkruan Asociated Press.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat