Belgjikë, qytetarët paralajmërohen për një “valë të nxehti”

Evropë

Belgjikë, qytetarët paralajmërohen për një “valë të nxehti”

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Instituti Mbretëror Meteorologjik i Belgjikës paralajmëroi për një “valë të nxehti” pas temperaturave të larta dhe pa reshje në javët e fundit.  Temperatura në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, i njohur për motin e vranët dhe me shi, ka kaluar në fundjavë mbi 31 gradë.

Në rajonin e Ardennes, lartësia më e madhe e vendit, temperatura është matur në nivelin 25-27 gradë. Instituti Mbretëror Meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim për “valë të nxehti” dhe një alarm me kod “të verdhë”.

Duke u shprehur se edhe ndotja e ozonit do të jetë e lartë, Instituti aktivizoi Planin e Rrjedhjes së Ozonit.

Ky nivel alarmi shërben për të informuar publikun e gjerë si dhe profesionistët e shëndetit dhe kujdesit personal, për t’u siguruar që ata të marrin masat e nevojshme paraprake, veçanërisht për njerëzit që kanë nevojë për kujdes.

Temperaturat dhe moti i thatë pritet të vazhdojnë të paktën edhe për një javë. Në vend nuk kishte ditë me diell në pranverë dhe temperatura ishte pothuajse 10 gradë Celsius nën normale. Kështu, vendi kaloi në verë pa pranverë.

Rreziku nga zjarri në pyje

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve rrisin rrezikun e zjarrit në natyrë dhe zona pyjore. Që nga fundi i majit, kodi “i verdhë” i rrezikut nga zjarri ka qenë në fuqi në rajonin flamand deri në një njoftim të dytë. Në zjarrin që ra në afërsi të kufirit gjerman më 30 maj, u dëmtuan 170 hektarë pyje dhe kallamishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat