Shtetet e Perëndimit po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Rusi

Evropë

Shtetet e Perëndimit po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Rusi

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Zyrtarët e NATO-s, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë kanë deklaruar sot se janë duke e monitoruar situatën në Rusi.

Disa u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre shmangien e udhëtimit në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don.

Ndërsa, Yevgeny Prigozhin përmes një mesazhi të publikuar në mëngjesin e së shtunës ka thënë se pjesëtarët e grupit të tij mercenar Wagner, janë “të gatshëm të vdesin” në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është zotuar se do t’i ndëshkojë kryengritësit, pasi grupi mercenar Wagner, ka thënë se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.

Ai ka kërkuar konsolidimin e të gjitha forcave dhe ka thënë se veprimet kanë qenë tradhti dhe “një thikë në shpinë ndaj popullit rus”, pas deklaratave të fundit të shefit të Wagnerit Yevgeny Prigozhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat