Gjermania kërkon punëtorë, Bundestagu miraton ligjin për punonjësit e kualifikuar

Evropë

Gjermania kërkon punëtorë, Bundestagu miraton ligjin për punonjësit e kualifikuar

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Gjermanisë i duhen punëtorë, edhe me ligj. Bundestagu miratoi një legjislacion të ri për të frenuar mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

Ligji prezanton të ashtuquajturin “sistemi i pikëve”, i ngjashëm me atë në Kanada, ku parashtrohen eksperiencat arsimore ose profesionale.

Azilkërkuesit që përmbushin këto karakteristika dhe që kanë mbërritur përpara 29 marsit do të mund të përzgjidhen për një leje qëndrimi si profesionistë.

Për ta bërë ofertën më tërheqëse, punëtorët e kualifikuar të nivelit të lartë do të mund të marrin edhe anëtarët e familjes, nëse mund t’i përballojnë financiarisht.

Sikurse vende të tjera evropiane, Gjermania vuan nga plakja e krahut të punës dhe i duhen rreth 400 mijë emigrantë në vit. Fushat ku ka mungesë të theksuar janë infermieria, ndërtuesit, arkitektët, ekspertët e kompjuterit, e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat