Sunak thotë se po vëzhgon situatën në Rusi, do të flasë edhe me Zelenskyn

Evropë

Sunak thotë se po vëzhgon situatën në Rusi, do të flasë edhe me Zelenskyn

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:52
Rishi Sunak

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka thënë se është në kontakt me aleatët për kryengritjen e Wagnerit në Rusi.

Sunak u kërkoi të gjitha palëve të përfshira të mbrojnë jetën e civilëve, pasi ai tregoi se do të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë perëndimorë të shtunën.

“Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër, pasi ajo po evoluon në terren ndërsa flasim”, tha Sunak për BBC.

“Gjëja më e rëndësishme që do të thoja është që të gjitha palët të jenë përgjegjëse dhe të mbrojnë civilët, dhe kjo është pothuajse aq sa mund të them në këtë moment”.

I pyetur nëse ai kishte folur me Zelenskyn, Sunak tha: “Unë jam në kontakt me aleatët tanë”.

“Unë do të flas me disa prej tyre më vonë sot, pasi ju do të prisnit që ne të koordinohemi për një situatë si kjo, por ajo po evoluon ndërsa flasim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat