​Rusia rrit masat e sigurisë në autostradën në hyrje të Moskës

Evropë

​Rusia rrit masat e sigurisë në autostradën në hyrje të Moskës

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:04
​Rusia rrit masat e sigurisë në autostradën në hyrje të Moskës

Një video e shpërndarë tregon se sot janë shtuar masat e sigurisë në autostradën drejt kryeqytetit rus, Moskë pas përleshjeve të fundit midis Rusisë dhe grupit paraushtarak Wagner.

Numri i autokolonave të automjeteve ushtarake dhe kamionëve, është rritur në hyrje të Moskës nga autostrada federale M4, e cila lidh Rostov-on-Don dhe kryeqytetin.

Për shkak të masave të shtuara të sigurisë në rajon, ka pasur bllokim trafiku në disa pjesë të autostradës.

Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti, pasi luftëtarët e tij paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon.

Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoygu se nuk i kanë furnizuar me armë të mjaftueshme grupit të tij paraushtarak.

Wagner ka luftuar së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë.

Rusia nisi "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat