Grupi Wagner raportohet se po largohet nga qyteti rus Rostov

Evropë

Grupi Wagner raportohet se po largohet nga qyteti rus Rostov

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 20:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi Wagner raportohet se ka filluar të largohet nga qyteti rus Rostov, qyteti në të cilin kishin marshuar në orët e para të së shtunës, për të shkuar më pas edhe në Moskë.

Në një video që u shpërnda në Twitter, mund të vërehet një prezencë ushtarake derisa njerëzit aty po duartrokisnin.

Kreu i Grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin ra dakord që të zmbrapsë marshimin e trupave pas një bisede me presidentin e Bjellorusisë, Aleskandar Lukashenko.

Si rezultat i negociatave që thuhet se zgjatën gjatë gjithë ditës, Prigozhin ka pranuar të de-përshkallëzohet situata në Rusi. Ai gjithashtu ka urdhëruar kthimin e ushtarëve nëpër baza.

I gjithë përshkallëzimi i sotëm nisi kur kreu i grupit Wagner, Prigozhin akuzoi të premten udhëheqjen ushtarake ruse për bombardimin e kampeve të saj dhe tha se do të hakmerrej.

Kështu, ai me trupat e tij u nis për në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat