‘Wagnerët’ iu afruan Moskës për rreth 200 kilometra

Evropë

‘Wagnerët’ iu afruan Moskës për rreth 200 kilometra

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 21:53
Rusia

Kreu i grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin u dakordua që tërheqë mbrapa trupat e tij që u nisën drejt Moskës pas një marrëveshjeje me presidentin bjellorus, Aleksandar Lukashenko.

Por, trupat e Wagner iu afruan Moskës për rreth 200 kilometrave brenda një dite, sipas deklaratës së Prigozhin.

“Ata donin të shpërbënin grupin Wagner. Ne u nisëm në një marshim drejtësie më 23 qershor. Brenda 24 orëve, iu afruam 200 kilometra Moskës. Në këtë kohë ne nuk derdhëm asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë”, deklaroi ai.

“Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak. Duke kuptuar përgjegjësinë [për mundësinë] që gjaku rus do të derdhet në njërën anë, ne po i kthejmë kolonat tona dhe po kthehemi në kampet fushore siç ishte planifikuar”.

Prigozhn marshoi drejt Moskës pasi të premten akuzoi udhëheqjen ushtarake ruse se kishte bombarduar me raketa kampet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat