Sulm me raketa në zonën e banuar në Ukrainën juglindore, shkatërrohen ndërtesat

Evropë

Sulm me raketa në zonën e banuar në Ukrainën juglindore, shkatërrohen ndërtesat

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 09:58
Ukrainë

Ukraina juglindore është goditur nga një valë tjetër sulmesh me raketa.

Shpërthimet shkatërruan ndërtesat, kryesisht të banimit, ndërsa banorët kanë mbetur të tmerruar.

“Në fillim u tronditëm, mund ta imagjinoni diçka të tillë? Kur shihni foto ose dëgjoni diçka është një gjë, por ta përjetoni vetë është dërrmuese. Ju nuk mund ta përshkruaj këtë”, tha Larisa Volodila-banore.

Sulmi ndodhi gjatë natës në zonën e Dnipropetrovsk dhe shkaktoi dëme të shumta kudo.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, katër prej tyre janë shtruar në spital. Dy nga tetë të lënduarit janë fëmijë, ndërsa tashmë po marrin trajtimin e nevojshëm.

“Pushtuesit rusë nisën një sulm tinëzar me raketa në qytetin tonë gjatë natës. Fatkeqësisht, njëra prej raketave goditi një zonë të banuar, ndërsa njerëzit pushonin në shtretërit e tyre. Si rezultat i këtij sulmi me raketa, katër shtëpi banimi u shkatërruan dhe 25 u dëmtuan“, tha Igor Getalo-shef i koordinimit operacional në qendër të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Në terren janë vendosur ekipet e shpëtimit, të cilët po ndihmojnë të prekurit nga sulmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat