Mbyllet votimi në Greqi, dalin “Exit poll-et”, ja kush kryeson

Evropë

Mbyllet votimi në Greqi, dalin “Exit poll-et”, ja kush kryeson

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Pas mbylljet se kutive të votimit, mediat greke kanë publikuar “exit poll”-et për zgjedhjet e së dielës, ku parashikohet që Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të shkojë drejt një fitoreje të thellë.

Partia e Mitsotakis parashikohet të ketë marrë një rezultat prej 40% – 44% të votave. Sipas “exit poll”-eve, SYRIZA ka marrë nga 16.1% më e ulëta në 19.1% më e larta, një ecuri më e ulët se ajo e zgjedhjeve të majit. PASOK /KINAL rezulton në “exit poll” nga 10% në 13% dhe KKE nga 7.2% në 9.2%.

Kryeministri grek pas votimit i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë duke u shprehur se pret një rezultat edhe më bindës së sa ai i 21 majit. “Sot do të flasin qytetarët dhe demokracia, është ditë gëzimi dhe përgjegjësie. Ne votojmë për herë të dytë brenda pak javësh që vendi të ketë një qeverisje të qëndrueshme dhe efektive. Jam plotësisht i sigurt se qytetarët do ta bëjnë detyrën me pjekuri dhe do të votojnë për prosperitetin dhe për të mirën e familjes së tyre, por edhe për një komb të qëndrueshëm. Shpresoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje të jetë rritur nga zgjedhjet e fundit të 21 majit”, tha ai.

Ndërkohë, Alexis Tsipras, kreu i Syriza-s u shpreh pas votimit se sistemi elektoral në Greqi favorizon partinë që del forcë e parë dhe kërkoi mbështetjen nga qytetarët grek. “Vota e sotme është vendimtare. Syriza është i vetmi fuqi që mund ta luajë atë rol me përgjegjësi, për të mbështetur nevojat e shoqërisë, për të përfaqësuar shumicën, por edhe për të luajtur rol në sistemin politik dhe demokracinë. Një Syriza e fortë sot do të thotë shoqëri e fortë dhe nesër demokraci e shëndoshë”, tha Tsipras. Në zgjedhjet e 21 majit, Mitsotakis me partinë Demokracia e Re arriti të korrte një fitore bindëse përball Tsipras të Syriza-s, por pa mundur që të formonte shumicën në parlamentin prej 300 vendesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat