Macron: Rebelimi i udhëhequr nga Prigozhin tregon brishtësinë e ushtrisë ruse

Evropë

Macron: Rebelimi i udhëhequr nga Prigozhin tregon brishtësinë e ushtrisë ruse

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 21:34
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se rebelimi i shkurtër i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin tregon, siç u shpreh ai, brishtësinë e ushtrisë ruse.

Ai tha gjithashtu se justifikonte mbështetjen që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës, shkruan Sky News.

“Situata vazhdon të evoluojë, por tregon ndarjet që ekzistojnë brenda kampit rus, brishtësinë e ushtrive dhe forcave të saj ndihmëse si Grupi Wagner”.

“E gjithë kjo duhet të na bëjë shumë vigjilentë dhe të justifikojë plotësisht mbështetjen që po u japim ukrainasve në rezistencën e tyre”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat