Britani, shënohen temperaturat më të larta të vitit

Evropë

Britani, shënohen temperaturat më të larta të vitit

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Britania ka shënuar ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, temperatura kanë arritur në 32.2 gradë Celsius.

Lincolnshire ishte pjesa më e nxehtë e vendit, duke kaluar rekordin e këtij viti të vendosur më 10 qershor në Surrey. Në të njëjtën zonë në Limcolnshire, vitin e kaluar u regjistrua temperatura rekord në Britani, 40.3 gradë.

Megjithatë, siç vë në dukje Guardian, stuhitë dhe shirat e dendur pritet të godasin Anglinë veriore, Skocinë dhe pjesë të Irlandës së Veriut të dielën mbrëma.

Në ditët në vijim pritet freskim i motit, sidomos në juglindje. Në Londër, të hënën temperaturat nuk pritet të kalojnë 24 gradë.

Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës i Londrës tha se 10 makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës ishin dërguar për të shuar një zjarr. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat