Rusia po heton nëse agjencitë perëndimore të spiunazhit ndikuan në kryengritjen e Wagner-it

Evropë

Rusia po heton nëse agjencitë perëndimore të spiunazhit ndikuan në kryengritjen e Wagner-it

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Shërbimet e inteligjencës së Moskës po hetojnë nëse agjencitë perëndimore të spiunazhit kanë luajtur një rol në kryengritjen e ndërprerë të grupit Wagner.

“Siç tha presidenti Putin, e gjithë makina perëndimore ushtarake, ekonomike dhe e informacionit është vënë në lëvizje kundër nesh”, tha ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Luftëtarët e Wagner morën selinë ushtarake në qytetin Rostov-on-Don të shtunën përpara se të ngjiteshin në autostradën M4 për të shkuar drejt Moskës.

E udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, Wagner e përshkroi atë si një “marshim drejtësie” për të rrëzuar ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu.

Ata më vonë u tërhoqën pasi një marrëveshje me Kremlinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat