Putin: Shumica e pjesëtarëve të Wagner janë patriotë të Rusisë

Evropë

Putin: Shumica e pjesëtarëve të Wagner janë patriotë të Rusisë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:58
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se “shumica dërrmuese” e luftëtarëve të Wagnerit janë patriotë të Rusisë.

Deklaratën, Putin e dha gjatë një adresimi televiziv mbrëmjen e së hënës, shkruan BBC.

Putin u shpreh se luftëtarët mund t’i bashkohen ushtrisë ruse, por ai shtoi se nëse ata nuk duan, ai do të mbajë premtimin dhe do t’i lejojë që të shkojnë në Bjellorusi.

“Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme. Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale”, shtoi Putin.

Shefi i Kremlinit falanderoi komandantët dhe ushtarët e Wagnerit që shmangën gjakderdhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat