Dështimi spektakolar i Prigozhin, si ra kreu i Wagner në “grackën” e Putinit, ja kurthi që i ngriti në autostradë

Evropë

Dështimi spektakolar i Prigozhin, si ra kreu i Wagner në “grackën” e Putinit, ja kurthi që i ngriti në autostradë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:27
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin

Gjithë bota mbajti frymën për disa orë, teksa grupi mercenar Wagner kërcënonte pushtetin e Vladimir Putin në Rusi, me një grusht shteti. Yevgeny Prigozhin, nga njeriu më i besuar i Putinit, u kthye në armikun dhe rrezikun e tij më të madh, ose të paktën kështu u duk nga jashtë, pasi ka dhe zëra që mendojnë ndryshe. Në të vërtetë, sipas Domenico Quirico, lëvizja e kreut të grupit Wagner ishte orkestruar nga vetë presidenti rus.

Siç raporton ish-korrespondenti i luftës, cari prej vitesh nuk ka më asnjë njeri të besuar, dhe sipas tij, tradhtarët rrinë në çdo cep. Kështu, ai i vendos ata para disa mundësive, duke i testuar, dhe duke i ngritur “kurth” siç bëri edhe me Prigozhin.

Dhe numri një i Wagner ra menjëherë në “grackën” e Putinit, me të dyja këpucët. Pas një sërë përplasjesh me autoritetet ruse si dhe deklarata kompromentuese,  Prigozhin, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe Voronezhit, pas së cilit mercenarët u nisën drejt Moskës. Sipas ekspertit, pa qëlluar asnjë të shtënë, krerët e grushtit të shtetit udrejtuan për në Rostov, për të shmangur bllokimet e trafikut.

“Por Prigozhin pothuajse shkoi në Moskë, kreu grushtin e shtetit në autostradë dhe u kthye. Ai mori ofertën pushime nga miku i tij bjellorus. Banditët e Wagner u bënë ushtarë. Ukrainasit, të cilët tashmë gëzoheshin me shpresën për të gjetur llogore të zbrazëta, përparuan me edhe dyqind metra të tjera”, thekson Quirico, duke theksuar se grushti i shtetit në autostradë, ishte thjesht kurth. Dhe në fund thotë ai, Putini është gjithmonë aty, i palëkundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat