Zbutja e Putinit, në fund të fundit, mund të tregojë gjakftohtësi dhe racionalitet!

Evropë

Zbutja e Putinit, në fund të fundit, mund të tregojë gjakftohtësi dhe racionalitet!

Nga: H.R Më: 27 qershor 2023 Në ora: 12:37
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin

Edhe nëse dikush do të dëshironte rënien totale të regjimit aktual rus, rebelimi dhe ndoshta lufta civile në Rusi nuk është diçka për të cilën duhet shpresuar. Një Putin më i dobët mund të rrëzohet nga skifterët edhe më të egër. Një konflikt mund të dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe nëse ka diçka që kemi mësuar nga luftërat, është se ato krijojnë energji që askush nuk mundet të’i parashikoj ose  t'i kontrollojë.

Një luftë civile në një vend me 4-5000 koka bërthamore është një makth. Çdo krizë në Moskë ka potencialin të përhapet në të gjithë vendin me 140 milionë banorë. Pothuajse 30 milionë prej tyre nuk janë rusë etnikë, përderisa vendi ka kontradikta të mëdha të brendshme dhe rajonale.

Që nga fundi i Bashkimit Sovjetik në 1991, pushteti është detyruar t'i kthehet Moskës. Sot, Rusia është jashtëzakonisht e centralizuar dhe me dallime të mëdha ekonomike. Sigurisht, jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, në ato 85 njësi të ndryshme territoriale që gëzojnë shkallë të ndryshme të vetëqeverisjes së brendshme. Pak rajone kanë infrastrukturë politike që mund të shpërthejnë, por një shpërthim në Moskë do të ishte shkëndija që mund të ndezë një zjarr të madh. Cila do përpjekje për t'u shkëputur nga trungu, padyshim nuk do të përballen me mirëkuptim në Kremlin, por me armë.

Vetë rusët vështirë se e dinë se çfarë po ndodh në shtetin e tyre!

Shkruan: Lars West Johnsen, redaktor politik në Dagsavisen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat