Plani i Papa Françeskut për paqe/ I dërguari i tij viziton nesër Moskën

Evropë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:18
Papa Françesku

I dërguari i Papa Françeskut Matteo Juppi, do të vizitojë Moskën më 28-29 qershor, tha Vatikani në një deklaratë ditën e sotme.

“Objektivi kryesor i kësaj nisme është të inkurajojë veprimet humanitare që mund të ndihmojnë në lehtësimin e një zgjidhjeje të situatës tragjike të sotme dhe të gjejnë mënyra për të arritur një paqe të drejtë,” tha Vatikani.

Nuk ishte e qartë se me kë do të takohet i dërguari i Papës në Moskë.

Nëse 67-vjeçari takohet me presidentin rus Vladimir Putin, ai do të jetë një nga të parët që do të zhvillojë një takim të tillë që nga rebelimi i dështuar kundër ushtrisë ruse në fundjavë.

Sipas një burimi nga Vatikani, ekzistonte rreziku që vizita të anulohej për shkak të tentativës për kryengritje dhe trazirave që shkaktoi. Në fillim të muajit, kardinali Matteo Juppi ishte në Kiev, ku u takua me zyrtarë ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat