Çarmatoset dhe shpërbëhet ushtria private “Wagner”

Evropë

Çarmatoset dhe shpërbëhet ushtria private “Wagner”

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Një avion në pronësi të themeluesit të ushtrisë private ruse “Wagner”, Yevgeny Prigozhin arriti në Bjellorusi duke dhënë shenjën e parë të fillimit të jetës së tij në ekzil me ftesë të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Menjëherë pas arritjes së Prigozhinit në Bjellorusi, agjencia ruse e lajmeve ‘RIA’ raportoi se autoritetet pushuan akuzat penale kundër anëtarëve të grupit “Wagner” dhe vetë themeluesit të tij. Sipas agjencisë ‘RIA’, armët e rënda të ushtrisë private “Wagner” po përgatiten për t’u transferuar në njësitë aktive të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Pasi ushtria private “Wagner” u shpërbë, presidenti Vladimir Putin doli si fitimtar para forcave të rendit dhe të ushtrisë të cilët i falenderoi për shmangien e një lufte civile duke vepruar me shpejtësi për të kundërshtuar kryengritjen e nisur nga shefi i mercenarëve Yevgeny Prigozhin.

Duke folur me ushtarët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kremlin, Putini vlerësoi veprimet e tyre, duke thënë se “në mënyrë efektive ndaluat një luftë civile”.

“Ushtria ruse qëndroi kundër trazirave që do të çonin në kaos. Ju në fakt e ndaluat luftën civile, keni vepruar në mënyrë të qartë dhe koherente. Pilotët që vdiqën gjatë rebelimit e përmbushën me nder detyrën e tyre. Kujtimi i tyre u nderua me një minutë heshtje. Gjatë tentativës së rebelimit, njësitë luftarake të përfshira në zonën e operacionit special nuk duhej të largoheshin. Ushtria dhe populli nuk ishin me kryengritësit. Puna e forcave të sigurisë parandaloi viktimat civile gjatë rebelimit.”

Putini i përdori gjithashtu fjalimet e tij pas shuarjes së rebelimit për të nënvizuar se problemet e brendshme në Rusi nuk ekzistojnë duke ripohuar autoritetin e tij absolut. Si rrallë herë në fund të fjalimit Presidenti u bëri homazhe 13 pilotëve që u vranë gjatë rebelimit të dështuar.

Ndërsa Putini rivendoste autoritetin brenda vendit, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko mbajti gjithashtu një fjalim pas rolit të tij në dukje vendimtar për të bindur luftëtarët rebelë të ndalojnë marshimin drejt Moskës.

Lukashenko foli për kërcënimet e zgjerimit të NATO-s dhe provokimet në kufirin e Bjellorusisë, duke përfshirë Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat